Kufoma e 30 vjeçares gjendet në Drin

Kufoma e 30 vjeçares gjendet në Drin

58
0
Shares

Kufoma e një gruaje u gjet sot në ujërat e lumit Drin i Bardhë në Zall Dardhë të Dibrës.

Një bari ka telefonuar në polici ndërkohë që uniformat blu kanë bërë të mundur të nxjerrin kufomën e cila ishte penguar nga një trung peme në mes të lumit.

Kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe dyshohet se ka rreth 10-15 ditë në ujë.

Kufoma nuk është identifikuar. Ajo ka veshur një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe çorape me lule. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Peshkopi, ndërsa nga veprimet e para hetimore të kryera nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e viktimës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e kufomës, duke lënë në dispozicion numrin e telefonit 069 41 10 214.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY