Xhilda na tregon anën e pasme të FRESSH!

Xhilda na tregon anën e pasme të FRESSH!

569
0
Shares

Xhilda Luzi më sa duket një juriste e re dhe po ashtu socialiste e re ka postuar në rrjete sociale një pasqyrë të FRESSH dhe strkturën e ndërtimit të organizatës rinore socialiste.

“Kush lëpihet më shumë”, thotë Xhilda janë ata që përfitojnë, e cituar nga JOQ.

Më këtë status në profilin e saj të cilin e ka fshirë më pas ajo nënkupton se ata që kanë vite që angazhohen po trajtohen njëlloj me ata që kanë ardhur sot, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin statuse dhe foto në Facebook.

“Meritokracia në FRESSh, është zëvendësuar me kush lëpihet më shumë përfiton më shumë! Është kthyer në një forum shoqesh/shokësh te dashurash/te dashurish si njësi matse për përfitimin (Dhe kur them përfiton më shumë nuk nënkuptoj vënde pune, nuk bën pjesë në idenë time të përfitimit të angazhimit në një forum politik) Dhe përfundimi i gjithë kësaj sjellje arrogante, dhe fallco ka sjellë pasojat e veta, që nuk janë aspak pozitive! Ku jo vetëm e dëmtojnë forumin po vazhdojnë ngopen me lugë bosh! Jam shumë pro prurjeve të reja në forum, të gjithë ne kemi qene të rinj në fillim, por nuk mund te trajtohet njëlloj dikush që ka vite që kontribon në forum ( përfshire dhe një opozite të vështire) me dike që kontributi më i madh kanë qëne fotot dhe statuset në Facebook! Kaq kisha une, dhe jo vetëm!”, shkruan Xhilda.

Pritet që Majko dhe ish drejtoresha e doganës të kenë një përgjigje për këtë vajzë të re të zhgënjyer nga Rifressh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY