Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Zbulohet hierarkia e drejtimit të grupit të drogës

08/07/2016
FOTO/ Zbulohet hierarkia e drejtimit të grupit të drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

14 shtetasit shqiptar, të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të drogës, me emrin e koduar “Ballkan”, funksiononin në skemë piramidale të një grupi të strukturuar kriminal, me organizatorë, ndërmjetësues, financues dhe blerës.
Në bazë të hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se, shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Nuredin Nazëraj, kanë pasur rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale, që operojnë brenda dhe jashtë vendit.
cunat3Në rolin e ndërmjetësuesit janë identifikuar shtetasit, Arben Prendi dhe Blerim Ukimeraj, ndërsa në rolin e blerësit dhe financuesit ishin të përfshirë Romeo Beqa, Viktor Behaj, Anest Koromani, Denis Sinameta (Land Lleshi), Lulzim Qorri, Gjolek Xhaferi, Robert Petoshati, Myqerem Çela, Fatos Muçi.
Sipas Prokurorisë dhe Policisë, ky grup i financonte paratë në fushën e ndërtimit.
cuni4Jurgen Molla është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “Molla shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Ky shtetas rezulton nga hetimi se ka pasur në përdorim vazhdimisht mjete luksoze, si automjete tip foristradë “Porch Cayen”, “Audi A6”, BMW X6 etj.
Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike gjatë viteve të embargos së naftës, ndaj ish – Federatës Jugosllave, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Në vitin 2009 ka filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës.
Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit.
Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milionë euro. Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma “Molla Sh.p.k”.
cunatShyqyri Kotorri është vëllai i Hikmet Kotorrit i vrarë në vitin 2013. Ka firmë ndërtimi “Kotorri-SL shpk” dhe “Hapësira X”.  Shtetasi Shyqyr Kotorri ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar.
Ka investuar në ndërtim mbi 6 milionë euro, kryesisht pallate të ndërtuara në rrugën e Elbasanit. Ka dyshime se po ndërton edhe në zonën e Freskut. Paratë dyshohet se i ka përfituar kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Nuredin Nazëraj është i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ka qënë dhe më parë i arrestuar për këtë vepër penale.
Në vitin 2014, djali i tij ka kryer një vrasje në Vlorë për motive të dobëta. Është pronar i Hotel Delfini në Vlorë. Hetimet zbuluan se aktiviteti i këtij grupi kriminal, me 30 të arrestuar e 25 persona të shpallur në kërkim, e ushtronte veprimtarinë e tij në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari e Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.