Klodian Çypi duke dëshmuar për atentatin ndaj tij
“Policia tentoi të më vriste, duan të më faturojnë grabitjen në Rinas”.
Dëshmia i përket një personi nga fshati Derven i rrethi të Krujës dhe është bërë publike nga gazetari i “Neës24” dhe ideatori i emisionit ‘Xhungël’, Artan Hoxha.
Sipas gazetarit ngjarja e rëndë që ka ndodhur në hyrje të Laçit, ku Forcat Operacionale kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një qytetari, që dyshohet për grabitjen në Rinas.
Gazetari Artan Hoxha publikoi provat që i ka vënë në dispozicion shtetasi Klodian Çypi, i cili pretendon se policia ka tentuar ta ekzekutojë pa paralajmërim në 1 korrik, për t’i faturuar grabitjen e parave në Rinas.
Gazetari Hoxha ka në dispozicion edhe pamjet filmike të ngjarjes, por nuk i ka bërë publike ato, për të mos vënë në rrezik punonjësit e policisë që morën pjesë në operacion. Sipas Hoxhës, shtetasi Klodian Çypi kërkon zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt siç është shprehur ai, do detyrohet ta zgjidhë vetë këtë çështje.
Ngjarja
Vendi i tentativës së vrasjes së Klodian Çypit
Sipas gazetarit Artan Hoxha, policia ka bërë një aksion më 1 korrik, një ditë pas grabitjes, që të arrestonte shtetasin e sipërpërmendur, Klodian Çypin, person me precedentë penalë. Mirëpo, sipas tij, Policia për pak sa nuk e ka vrarë të dyshuarin, i cili fshihet tashmë nga Policia, pasi pretendon se ajo kërkon ta ekzekutojë.
“Klodian Çypi është person që është akuzuar më parë për vepra penale. Ai është nga Derveni dhe më 1 korrik ndodhej në një lokal në hyrje të Laçit.
Dy persona të armatosur tentuan ta kapin brenda lokalit dhe ai është larguar menjëherë, por ndaj tij është qëlluar me armë.
Madje, edhe gjatë ndjekjes së Policisë, efektivët kanë qëlluar në lartësi të mëdha, duke i rrezikuar jetën Çypit.
Ai ka mundur të largohet me fuoristradën e tij tip “Porsche Cayenne”, të cilën e ka fshehur”, tha Hoxha.
Paralajmërimi
Makina me të cilën udhëtonte Klodian Çypi në momentin e atentatit
Më tej, në një sinkron, shihet se si makina është shpuar gjithandej nga plumbat. Në këtë video, Çypi thotë se Policia kërkonte që ta ekzekutonte.
Edhe Hoxha thotë se Klodian Çypi ka frikë se mos Policia e ekzekuton dhe se ajo kërkon që t’ia faturojë atij të tria grabitjet e bankave që kanë ndodhur.
Hoxha thotë se Çypi do të bëjë vetë-gjygjësi ndaj Policisë nëse nuk sqarohet ky operacion, që sipas tij është informal.
“Unë kam parë edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve, dhe kam parë se Policia ka qëlluar ndaj Çypës në një lartësi të tillë, pra sikur kërkonte ta eliminonte. Unë i di edhe emrat e Policëve por nuk do t’i publikoj.
“Pretendimet e Çypit janë të rënda, ndërsa për operacionin nuk ka asgjë zyrtare”, thotë Hoxha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/