Dibër, vetëvaret në kasollen e bagëtive i riu 27-vjeçar

Dibër, vetëvaret në kasollen e bagëtive i riu 27-vjeçar

81
0
Shares

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen Sela në fshatin Burim të njësisë administrative Maqellarë mesditën e djeshme. Djali i saj Blerim Sela, 27 vjeç, është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij.
Zyrtarë të Policisë Peshkopi që shkuan në vendin e ngjarjes, sqaruan se viktima Blerim Sela është gjetur nga vëllai i tij në kasollen e bagëtive i varur me litar.
Pa mbërritur në urgjencën e spitalit 27 vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar varja me litar.
“Nga veprimet paraprake  të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet  se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar në kushte të depresionit. Eksperti mjeko-ligjor  gjatë këqyrjes paraprake të trupit të  viktimës  nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër”, shtuan burimet policore.
Sakaq hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë nga Policia dhe Prokuroria e Dibrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY