Vetëm deputetja e Mirditës, Albina Deda ka përkujtuar sot 10 vjetorin e vdekjes së Pjetër Arbnorit.
Në një postim në rrjetet sociale deputetja demokrate shkruan ndër të tjera se ai është harruar nga politika.
“Pjetër Arbnorin do te kujtojme gjithmone si simboli i qëndresës dhe tolerancës.
Pjetër Arbnorin e përkujtojmë të gjithë ne, tek të cilët mungesa e këtij personaliteti ka lënë një boshllek të thellë.
Arbnori eshte në vetëdijen e politikës, si pendim për harresën, me të cilën ata e ndëshkuan.
Emri dhe vepra e Pjetër Arbnorit do të mbetet gjithmone në mendjen e atyre që guxojnë edhe sot të besojnë në idealet, të cilave ai iu dha me mish e me shpirt.
I paharruar do te jete jo vetem per te afermit, per ne demokratet, PD dhe gjithe qendrestaret, por AI do te ngelet njeriu qe meriton respektin dhe nderimin e nje kombi te tere”, shkruan Deda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/