Enkelejd Alibeaj habitet se si në Rinas policia nuk ka fushëpamje

Enkelejd Alibeaj habitet se si në Rinas policia nuk ka fushëpamje

54
0
Shares

Prej 10 ditësh, goditja më e rëndë e sigurisë kombëtare, pushtimi me armë e me maska i aeroportit të vetëm ndërkombëtar, është shoqëruar me heshtjen e plotë të Edi Ramës, deklaroi sot kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj.

“Asnjë cicërimë prej tij, edhe pse ngjarja në mesditën e 30 qershorit në Rinas, konfirmoi rënien totale të shtetit, të çdo standardi sigurie në vend.

U përpoq me metoda bizantine të gjente fajtorë e përgjegjës jashtë vetes, por dështoi pasi faktet e bera publike nga opozita, nga mediat dhe nga zyrtarët e Aeroportit, tregojnë se policia ka qenë vetëm disa metra larg grabitjes dhe nuk ka reaguar.

Drejtori i Kufirit në Ministrinë e Brendshme, e ka konfirmuar vetë se policët kanë qenë fare pranë vendit ku ndodhi grabitja, por sipas tij nuk kanë pasur fushëpamje. Pra në fushën e hapur të pistës së avionëve, policët nuk kanë arritur të dallojnë persona me maska dhe të armatosur që grabisin disa thasë me euro dhe ikin pa u hyrë ferrë në këmbë.

Këto rrethana, kalimi i 10 ditëve pa gjetur asnjë autor, ngjarje të rënda të përsëritura në këtë aks që është një nyje strategjike, dëshmojnë rënien e shtetit, rënien e çdo standardi të sigurisë në këto 3 vite.

Arsyeja kryesore pse krimi arriti në këtë nivel të paimagjinueshëm, ka të bëjë me;

rënien e ligjit në këto 3 vite,

me sundimin e bandave,

me krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin e veshur me krim,

me drogën që ka mbuluar cdo pëllëmbë të vendit,

me trafikun e armëve,

me inkriminimin e pikave kyçe të policisë

me faktin se kriminelë të njohur ulen në zyrën e ministrit të brendshëm për ndërmjetësime private,

me faktin se kriminelë, trafikantë, vrasës e përdhunues me Edi Ramën u bënë deputetë, kryetarë bashkie e shefa të zyrave publike.

Janë të gjithë këto arsyet pse krimi goditi, sulmoi dhe pushtoi aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend. Janë të gjithë këto arsyet pse Shqipëria, me Edi Ramën, nuk është më një vend i sigurtë”, deklaroi Alibeaj.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY