Briseida Shehaj i përgjigjet Braces: E dimë sa kasa fiskale kishte Chris

Briseida Shehaj i përgjigjet Braces: E dimë sa kasa fiskale kishte Chris

241
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë një përgjigje për deputetin socialist, Erjon Braçe i cili ka ngritur cështjen e tatimit të eventeve luksoze të lokaleve në disa zona të vendit duke u nisur nga cmimet e kripura për koncertin e Chris Brown në Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se ka monitoruar lokalin në fjalë.

“Dje në orën 10 ka filluar monitorimi i subjektit në Durrës. Subjekti kishte të instaluara 4 kasa fiskale, 1 te dera ku pritej bileta dhe 3 në banak. Kishte 37 të punësuar. Në subjekt, punonjësit e inspektoriatit tatimor kanë qëndruar për rreth katër orë. Të gjitha të dhënat e konstatuara dje do verifikohen në Tiranë.

Subjekti është i regjistruar në Tirane dhe do mbahet në monitorim të vazhdueshëm, pasi do ketë evente javore. Drejtoria e Përgjithshme ka udhëzuar që në fillim të sezonit drejtoritë rajonale të monitorojnë këto aktivitete në çdo qytet”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Por ligji nr. 9920 “Për procedurat tatimore”, në nenin 59 të tij thotë që çdo pagesë që kalon limitin prej 150.000 Lekësh (rreth 1070€) nuk mund të kryhet me kasë fiskale, por duhet të kryhet me bankë.

Edhe pse inspektorët tatimorë kanë konstatuar pagesa deri në 3000 euro kanë lejuar që të përdoret kasa dhe të shkelet ligji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY