E tha deputeti socialist, PS-së dhe LSI-së të ndara në zgjedhje

E tha deputeti socialist, PS-së dhe LSI-së të ndara në zgjedhje

67
0
Shares

PS dhe LSI mund të hyjnë edhe të ndara në zgjedhje, lajmëroi sonte një deputet i PS. Gjatë intervistës në “Opinion” në “News24”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati th ase është e rëndësishme që të zbatohet ligji.

PS dhe LSI nuk janë regjistruar në KQZ si koalicion brenda afatit ligjor ndërkohë që ende ka mënyra për të neglizhuar disa kufizime të kodit zgjedhor përmes taktikave politike.

Kriza duket se ka mbërritur edhe brenda koalicionit qeverisës. PS dhe LSI nuk arritën të regjistroheshin si koalicion në KQZ brenda afatit?

Bashkëpunimi brenda mazhorancës ka qenë pozitiv. Duhet të kemi parasysh se të gjitha reformat që kanë kërkuar shumicë të cilësuar janë votuar me të gjitha votat. Kjo është mazhoranca më e stabilizuar në vend. Një mazhorancë që nuk ka bërë prapa në asnjë moment. Ne kemi votuar në Kuvend të gjithë ligjet që kemi ndërmarrë. Besoj se mazhoranca është e stabilizuar. Mungesa e garës me opozitës e shtyn mazhorancës që të marrë angazhim edhe më shumë. Duhet t’i shohim politikanët, mazhorancën, apo edhe drejtuesit e tjerë, si një detyrë që u mbron në një afat të caktuar. Dita më e mirë në këtë vend, do të jetë kur qytetarët t’i shohin politikanët si punëtorët e këtij vendi. Politika duhet të shihet si gjithë profesionet që janë në shërbim të qytetarit. Vota ka qenë masive për çdo projektligj për çdo reformë. Brenda çdo forcave politike ka diskutime, imagjino brenda nja mazhoracnë që ka forca politike me platforma dhe axhenda të ndryshme politike. Çdo ambicie është më se normale. Një forcë politike pa ambicie është e vdekur.

Me tejkalimin e afatit ligjor për koalicionet, PS dhe LSI do shkojnë të ndara?

Nuk kas një problem në këtë pikë. Le të shkojnë edhe të ndara. Rëndësi ka të zbatohet ligji. Rëndësi ka të jemi sa më të ftohtë, dhe mekanizmi të jetë ligjor. Nëse ne i bindemi vetëm ligjeve, atëherë kjo pjesa e pasioneve do të zhduket. Sa më e qetë të jetë politika, aq më mirë për qytetarët. Forcat politike në Shqipëri herë pas herë kanë qenë të pamatura, të pamaturuara. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY