Janë 33 mije e 500 automjete qe ngelin ne testin e pare te kolaudimit, vetëm per shkak se nuk plotësojnë normat e lejuara te çlirimit te gazrave.
Kjo situate, ka disa faktorë nder te cilat është cilësia e naftës, vjetërsia e makinës, si dhe mungesa e servisit te automjetit. Ekspertet thonë se kalimi i testimit ne fazën e dyte, ngre pikëpyetjen qe një pjese e tyre kthehet nëpërmjet korrupsionit.
Por nga data 1 korrik, Shqipëria ka nisur te zbatoje norma te Bashkimit Europian, per sa i përket çlirimit te gazrave ne automjete. Ky rregull i ri ngre pikëpyetje ne zbatim për shkak te cilësisë se karburantit qe përdoret ne vend.
Per drejtuesit e ministrisë, ka ardhur koha te hapet nje debat publik me qellim kufizimin e makinave qe duhet te hyjnë ne Shqipëri.
Por, kjo i takon qeverise, pasi impakti është i madh. Për shembull, nëse do te vendoset qe limiti i makinave te jete deri 14 vite përdorim, janë rreth 120 mije automjete qe duhet te dalin nga qarkullimi. Makinat e vjetra si dhe cilësia e karburantit janë kontribuuesit kryesore ne ndotjen e ajrit ne vend. /Vizion +/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/