Peticioni për Presidentin nga Populli, ritme të ulëta

Peticioni për Presidentin nga Populli, ritme të ulëta

64
0
Shares

Për gati dy javë në qarkullim në rrjetet sociale dhe faqe të posaçme interneti, peticioni online për zgjedhjen e Presidentit nga populli nuk ka ecur aq shpejt.

Numri i atyre që e kanë firmosur nuk kalon 10 mijë persona.

“Miq,peticioni ynë online i cili bën thirrje që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga Populli po i afrohet 10.000 firma..Ju ftoj të vazhdoni të votoni dhe të shpërndani këtë ide tëk miq dhe të afërm”, shkruan deputeti nismëtar Ben Blushi.

Në vijim Blushi e konsideron si sukses peticionin por tërheq vëmendjen për partitë politike që sipas tij nuk po reagojnë. “Pavarësisht se pas gjithë këtij reagimi të fortë demokratik popullor asnjë parti politike nuk ka reaguar siç duhej të reagonte në një vënd demokratik, ku peticione që arrijnë të ken interes kaq të madh publik shtrohen patjetër në parlament..Por kjo heshtje dhe ky qëndrim nuk është i ri për mua dhe ju besoj …Prandaj rruga jonë e nisur nuk ka kthim pas…”. tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY