Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se sot në I.E.V.P “ Jordan Misja” (313)rreth orës 11:30, pranë sportelit ku bëhet regjistrimi i familjarëve për takim me të paraburgosurit, Gezim Odobashi babai i të paraburgosurit Francesko Otobashi, në momentin e dorëzimit të dokumentacionit tek regjistruesi paraburgimit Ramadan Koci, ka dorëzuar dhe një vlerë monetare prej 500 lekësh, e vendosur ndërmjet kartës së identitetit dhe një kartë kartofoni.
Në atë moment punonjësi Ramadan Koci ka ndërprerë menjëherë punën dhe ka njoftuar Oficerin e Informacjonit, eprorët e tij si dhe punonjësin e SHKB.Aktualisht personit i është pezulluar takimi si dhe është njoftuar Komisariati NR.3.
Personi që kreu veprimin aktualisht ndodhet në institucon në pritje të proçedurave të tjera ligjore nga komisariati i policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/