Arrestohet pedofili shqiptar, joshte fëmijët në këndet e lojërave në Greqi

Arrestohet pedofili shqiptar, joshte fëmijët në këndet e lojërave në Greqi

90
0
Shares

Policia greke ka publikuar emrin dhe fotot e një 45-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua më 2 korrik me akuzën e joshjes së të miturve.

 

Shqiptari quhet Gramoz Gega, i biri i Sulejmanit dhe Vangjelisë, i lindur më 04.08.1971 në Shqipëri.

Denoncimi për Gegën është dorëzuar në Prokurorinë e Pireut pranë kryeqytetit grek, Athinë.

45-vjeçari akuzohet se pak ditë më parë më 2 korrik ka shkuar në kopshtin e fëmijëve në Pire ku edhe sipas hetimit ka tentuar të joshë të miturit për qëllime seksuale.

Pas sinjalizimeve që mori, policia e arrestoi të dyshuarin. Informacion zyrtar nëse emigranti shqiptar e kishte pranuar akuzën e policisë greke, nuk u dha. Policia greke tha se i publikoi fotot me të drejtë transmetimi tremujore, për të ndihmuar persona të tjerë që mund të jenë përballur me veprat penale që akuzohet Gramoz Gega.

Dyshimet janë se ai është përfshirë edhe në të tjera ngjarje të turpshme me fëmijë. Policia e Greqisë publikoi numrin telefonik (0030) 210-4172265 të rajonit policor të Pireut dhe (0030) 210-6411111 të policisë së Atikës për të mundësuar informacion mbi të dyshuarin.

Policia greke bën me dije se siguron anonimatin dhe privatësinë e komunikimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY