FOTO/ Re të rralla me ylber shfaqen në qiellin australian

FOTO/ Re të rralla me ylber shfaqen në qiellin australian

507
0
Shares

Përdoruesi i Reddit me emrin “big_mac_heart_attack” ka vërejtur një fenomen të rrallë në Viktorian Lindore, Australi kohët e fundit dhe i ka shpërndarë fotografitë në faqe.

Nuk shkoi shumë dhe fotografitë e tij u bënë hit në rrjete sociale. Këto re duken sikur janë një portë për në dimensione tjera, me një ylber në mes të tyre.

Edhe pse mund të duket një fenomen i çuditshëm, ekziston një shpjegim shkencor për këto formacione të rralla të reve, transmeton Gazeta Express.

Këto formacione njihen me emrin “retë vrimë” – dhe shpesh ngatërrohen dhe raportohen si UFO. Ato formohen kur ka rënie në shtypjen atmosferike dhe në temperaturë, duke krijuar kështu kristale akulli në re. Ylberi që shfaqet në këto vrima shkaktohet nga drita e diellit e cila kalon përmes kristaleve të akullt, që shkaktojnë formimin e vrimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY