30 minuta të gjitha për vete, si të qetësoheni çdo ditë

30 minuta të gjitha për vete, si të qetësoheni çdo ditë

73
0
Shares

Për ata që ende nuk i kanë filluar pushimet e sezonit veror, menaxhimi i kohës mes familjes dhe punës është një “garë” me pengesa. Por është e rëndësishme që të gjeni kohë cilësore për mirëqenien tuaj çdo ditë, të paktën gjysmë ore në ditë

ndrysheDita tipike, sidomos e një gruaje që punon, është një përpjekje e vazhdueshme ku përmirësimi në drejtim të qetësimin nuk vjen kurrë për më tepër kur në mes ekziston edhe një familje për t’u menaxhuar. Si të mbijetoni?

Para së gjithash mundohuni të kuptoni orën tuaj biologjike (orën e gjumë-zgjimit ose të kundërtën). Në alternativë, filloni të shfrytëzoni në maksimum pushimin e drekës. Idetë për të shijuar kohë vetjake janë vërtetë të shumta: joga, biseda, banjë si “yjet” dhe përkëdhelje të çdo lloji.

Impenjimet shpesh janë kaq të shumta saqë duket që të japin ndjesinë se 24 orë nuk janë të mjaftueshme për t’i bërë ballë gjithçkaje.

ndryshe1Edhe pse duket si një mirazh, megjithatë, për çdo grua ekziston mundësia reale për të pasur për vete të paktën 30 minuta çdo ditë për t’iu dedikuar një sporti të caktuar, një hobi, një bisede me mikeshat ose thjesht për të bërë një sy gjumë. Këto 30 minuta duhet të bëhen një oaz i vërtetë personal, për t’u mbrojtur nga çdo pengesë e jashtme. Por si t’ia bëni për t’i dhuruar vetes gjysmë ore në ditë relaksim?

1 – Hapi i parë: axhenda në dorë

Axhenda për të cilën po flasim është ajo klasikja, pra letra. Kjo sepse me axhendën elektronike premtimet dhe propozimet e mira rrezikojnë të zhbëhen më lehtë. Ndërkohë që e “zeza mbi të bardhë” e axhendës tradicionale është memo më i mirë për ato që kanë vërtetë rëndësi.

2 – Hapi i dytë: përcaktoni një orar

Pra, çdo ditë është mirë që të përcaktoni orarin më të përshtatshëm për pushimin që do të bëni. Për shembull koha e mëngjesit, herët, mund të jetë një moment shumë i mirë, sepse përreth jush të gjithë flenë dhe orari i punës duket thuajse pak larg për ta filluar. Kjo sigurisht vlen më tepër për ata persona të cilët nuk janë gjumash. Zgjimi herët në mëngjes, dhe marrja e ajrit të pastër për gjysmë ore mund t’i japë një tjetër kuptim ditës suaj.

3 – Hapi i tretë: gjeni aktivitetin e duhur

Ju mund të bëni joga, të meditoni apo të ecni. Ose mund të dhuroni vetes një dush të mirë të ndjekur nga një mëngjes i shijshëm. Po kështu ju sugjerohet të lexoni ndonjë faqe libri të cilin e mbani gjithmonë në komodinë ose një revistë duke pirë një filxhan kafe ose lëngë frutash.

4 – Hapi i katërt: shfrytëzoni pushimin e drekës

Ndërkohë, kushdo që nuk gjen kohë për veten gjatë ditës mund të shfrytëzojë pushimin e drekës për një drekë ndryshe nga e zakonshmja. Ndonjë ide? Një xhiro në këmbë, një kafe, akullore, diskutimet mbi informacionet rozë etj., janë të gjitha për t’u shfrytëzuar nga ju e do të shihni se për pak minuta do të çliroheni nga tensionet e impenjimeve apo të streseve të përgjithshme.

5 – Hapi i pestë: shijoni mbrëmjen

Për ata që arrijnë të relaksohen vetëm në mbrëmje, 30 minutat për veten mund t’i dedikohen një shëtitje duke dëgjuar muzikë të mirë, apo më saktë, atë të preferuarën; mund të shijoni një gotë verë me mikeshat e zemrës, të bëni ushtrime relaksuese ose të qëndroni vetëm në shtëpi, apo në dhomën tuaj. Në rastin e fundit më mirë të sqaroheni me familjarët që mos t’ju shqetësojnë duke ju trokitur në derë për gjëra jo të rëndësishme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY