Si “ushtarakët” me armë, grabitën 35 mijë euro në bankën e Vlorës

Si “ushtarakët” me armë, grabitën 35 mijë euro në bankën e Vlorës

73
0
Shares

“Ushtarakët” grabitën 35 mijë euro në bankën e Vlorës. “Panorama” shkruan sot se ata ishin të veshur me rroba kamuflazhi e kapele me strehë. Dy autorët kanë neutralizuar rojet e bankës së nivelit të dytë në Vlorë, duke mundur që të largohen brenda pak minutash me dy çanta të mbushura me para.

Gjithçka ka ndodhur në mes të qytetit, pranë Sheshit të Flamurit, orët e mesditës, në kulmin e temperaturave, kur dhe lëvizjet kanë qenë të pakta. Dy autorët kanë mundur që t’i afrohen hyrjes së bankës nga një rrugicë dytësore, duke i zënë në befasi dy rojet private të saj. Atyre u kanë vënë armën në kokë dhe i kanë futur në brendësi të bankës, duke i mbajtur nën kërcënimin e pistoletave që të mos kishin asnjë lëvizje. Në brendësi të bankës ndodheshin rreth 10 punonjës të saj, ndërsa më pak klientë.

Autorët kanë menduar çdo lëvizje, duke mos dashur të veprojnë në kushtet e një numri të madh personash brenda saj. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 13:52 minuta, kohë kur kanë dëshmuar dhe punonjësit, si dhe dëshmitarët e skenës së grabitjes. Me armë në duar grabitësit i kanë detyruar punonjësit të shtrihen përtokë, ndërsa njëri prej tyre ka shkuar në arkë.

Ai i ka kërcënuar arkëtarët të mbushnin çantat me paratë që kishin në duar dhe në sirtarë, në të kundërt do t’i ekzekutonin. Nën forcën e armëve, punonjësit kanë zbrazur paratë që kishin në sportele, duke ua dorëzuar autorëve.

Sipas pamjeve të kamerave, por dhe të dëshmitarëve që kanë parë jashtë ambienteve të bankës, dy grabitësit janë larguar duke ndjekur të njëjtin drejtim nga kishin dalë para bankës. Ata kanë lëvizur në këmbë nga rruga pas bankës, në drejtim të Kuzumbabasë. Dyshohet se aty i kanë pritur bashkëpunëtorët e tyre, në një makinë të bardhë, tip “Benz”, 240. Prej atje nuk ka më asnjë gjurmë të autorëve, të arratisur bashkë me çantat e parave, me një sasi që mendohet të jetë rreth 35 mijë euro. Vetëm kur janë larguar autorët, punonjësit e bankës e rojet kanë lajmëruar policinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY