Shpërthimi i bombolës, prangoset pronari i pikës së gazit

Shpërthimi i bombolës, prangoset pronari i pikës së gazit

75
0
Shares

Policia e Vlorës ka vënë në pranga pronarin e pikës së furnizimit të gazit, në lidhje me incidentin e djeshëm për shpërthimin e bomboles së gazit. Gazmor Lelo, 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë akuzohet për shkeljen e rregullave të caktuara për mbajtjen, përdorimin, ruajtjen dhe shitjen e prodhimit të lëndëve djegëse (gaz).

Një ditë më parë,rreth orës 17:35 të pasdites, në dyqanin e tij (pikë furnizimi me gaz) ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë e shpërthimit, mbetën të plagosur dy shtetas, N.C 67 vjeç dhe Gj.Xh 53 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal disa minuta më vonë.Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” në ngarkim të shtetasit Gazmor Leko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY