NGJARJA/ Gruaja 17 vjet më e madhe, përndiqte të riun prej një...

NGJARJA/ Gruaja 17 vjet më e madhe, përndiqte të riun prej një viti

74
0
Shares

Pas përndjekjes sistematike prej një viti, shqetësimeve dhe kërcënimit ndaj tij e familjarëve, policia ka prangosur një grua 48­vjeçare. Ngjarja është denoncuar në polici nga familjarë të djalit 31­vjeçar, F.P.

Pas denoncimit policia prangosi shtetasen E. Idrizi. Mësohet se kjo e fundit, për rreth një vit me radhë ka përndjekur të riun me iniciale F.P., duke i shkaktuar atij edhe shqetësime në familje. Sakaq, burime pranë uniformave blu sqaruan se kallëzimi në polici është bërë nga familjarë të 31­vjeçarit. Menjëherë pas kësaj, efektivë të Komisariatit Nr.2 bënë të mundur edhe vënien në pranga të gruas 48­vjeçare.

Të njëjtat burime pohuan se të dy këta persona i kanë banesat në të njëjtën lagje. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj Idrizi nuk e ka pranuar akuzën që i është ngritur. Ajo është shfaqur e habitur teksa merrej në pyetje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me 31­vjeçarin F.P. dhe familjen e tij.

Ndërsa, burimet e sipërpërmendura thanë më tej se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një lidhje që ata mund të kenë pasur me njëri­tjetrin. “Më datë 10.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E. Idrizi, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike, duke i shkaktuar shqetësime në familje, shtetasit F.P., vjeç 31, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. Kurse, familjarë të 31vjeçarit kanë treguar në polici se ndiheshin tepër të shqetësuar sa herë që përballeshin në rrugë me Idrizin, pasi sipas tyre, kjo e fundit edhe i kërcënonte ata. /GSH ­

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY