Qeveria shqiptare e ndihmuar edhe nga Banka Botërore ka përzgjedhur 12 projektet rrugore me prioritet të cilat priten të ndërtohen deri në vitin 2020. Kosto totale e financimit arrin në 858 milionë euro nga të cilat 128 milionë euro janë planifikuar për mirëmbajtjen.
Rrugët që do të financohen lidhen më disa segmente në autostradën e Kombit, korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin 8.
Projektet synojnë lidhjen e Portit të Durrësit me Nishin në Serbi. Në shërbim të këtij korridori rrugor do të ndërtohen dhe do të përfshihen në rikonstruksion segmenti Milot –Rrëshen, i cili aktualisht është më vetëm dy korsi, kur pjesa tjetër e rrugës së Kombit është me katër, korsi.
Do të ndërtohet segmenti nga Thumana në Kashar. Gjithashtu objektet që duhen ndërtuar me doemos janë edhe një urë dhe tunel në rrugën e Kombit.
Si pjesë e korridorit Adriatiko- Jonian projekt prioritare për katër vitet në vijim janë shpallur edhe by-pass i Tepelenës dhe zgjerimi i rrugës Fushë Krujë-Shkodër. Në 12 projektet prioritare janë përfshirë by-pass-et e Tiranës dhe Lezhës dhe Rindërtimi i një ure në lumin e Vlorës. Rruga e Arbrit është gjithashtu pjesë e këtyre prioriteteve.
Bay passi Elbasanit është një tjetër prioritet si pjesë e korridorit tetë.
Investime nga e para janë planifikuar për segmentin Korçë-Kapshticë dhe Elbasan – Qafe-Thane.
12 projekte prioritare rrugore kushtojnë 650 milionë euro. Por ende nuk është përcaktuar shuma se sa do të kontribuojë buxheti i shtetit dhe sa donatorët.
Për mirëmbajtjen do të harxhohen 128 milionë euro deri më 2020, nga të cilat 62.5 milion euro do të vihen në dispozicion nga buxheti i shtetit dhe 65.9 milionë euro nga Banka Botërore.monitor.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/