Gjergj Cukali ose siç njihet ndryshe edhe si i forti i rrugës “Myslym Shyri” është vënë në pranga nga Policia e Tiranës diten e djeshme në Tiranë nga Fiorcat Shqiponja për llogari të Antidrogës. S
Prokuroria ka vendosur urdhër arrest për të dhe për dy shokët e tij me të cilët është arrestuar ditën e djeshme. Ata janë Dorian Qafa dhe Naldio Mali Të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal, që merrej me shpërndarjen e drogës në Tiranë. Ata u arrestuan dje në një lokal në zonën Ali Demi për llogari të Antidrogës pasi kanë qenë në hetim prej një kohe të gjatë. Gjatë gjithë mbrëmjes janë mbajtur të shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë bërë kontrollet në banesat e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/