Nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të markës “BENZ-250”, me targë 453AJL06 (ngjyrë e bardhë), pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë, u bë e mundur gjeta e këtij mjeti, i braktisur në lagjen “Lef Sallata” (pranë shkollës speciale të prapambetjes së lehtë mendore).
Nga veprimet e kryera për automjetin e dyshuar të përdorur nga autorët në këtë ngjarje, rezulton se është vjedhur në datën 10.07.2016, në lagjen “Rilindja” Vlorë, pranë rrugës Transballkanike.
Për vjedhjen e këtij automjeti, nga ana e Policisë janë kryer veprimet proceduriale dhe automjeti rezulton i shpallur në kërkim.
Gjithashtu, sipas inventarit të mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milione lekë dhe 33.695 euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdojnë hetimet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e bankës.
Policia po punon intensivisht për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/