I forti i “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali, një emër i njohur për policinë e Tiranës për disa ngjarje kriminale është arrestuar.Gjatë operacionit të koduar “Tangent”, përveç 37-vjeçarit në pranga kanë përfunduar edhe 6 persona të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova.
Të arrestuarit e operacionit “Tangent”
Gjergji Cukali, 37 vjeç,
Artur Tarja, 36 vjeç
Muharrem Kallushi, 32 vjeç
Vjollca Gjoka, 46 vjeçe
Gentian Balliu, 30 vjeç
Armand Gjoka, 50 vjeç,
Krisald Kundraxhi, 29 vjeç
Pas një hetimi disa mujor nga anti-droga, 7 të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.
Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike për këtë grup kriminal.Hetimet kanë provuar se 7 të arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.
Në foto Gjergji Cukali
Policia ka sekuestruar:282.1 gram kokainë; 25 telefona celularë; 5 automjete të markave te ndryshme; 15 çelësa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.
Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro. Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit.Për 37-vjeçarin Gjergji Cukali, është ngritur edhe akuza e “Falsifikimit të dokumenteve”, pasi iu gjet dhe sekuestruan një kartë ID, Patentë dhe Pasaportë biometrike të falsifikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/