Edhe pse jemi një vit para zgjedhjeve, zerat e antarëve dhe deputetëve të LSI kanë filluar flasin që në 2017 Meta do të jetë Kryeministër. Së fubndmi ka qënë një postim në rrjetet sociale në adresën e LRIsë së Kavajës se pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, Meta do të jetë kryeministër. “Kryeministri i ardhshëm, dhe i duhuri për vendin tonë. 2017 po vjen, dhe vendi do jet me një Kryeministër në Shërbim të Popullit, të njerëzve. Sepse e ka vërtetu qe eshte i vetmi qe ben per Njerzit. Z. Kryetar Ilir Meta Kryeminister i Ardhshem”, thuhet në postim.
Vetëm pak javë më parë deputetja Kejdi Mehmeti në emisionin televiziv “Debat ne Channel One” deklaroi që LSI në 2017 do ti ketë të gjitha kushtet dhe do të rritet si parti saqë Meta sipas saj të marrë postin e kryeministrit të Shqipërisë, këtë konfirmoi edhe ish kryetari i LRI Endrit Brahimllari në po atë emision. Po ashtu në zgjedhjet e 2013 Metën kryeministër e shpalli edhe Nasip Naço në një miting në qytetin e Beratit, ku tha se ai do të drejtojë qeverinë, megjithëse në koalicion me PSnë. Por pas pak ditësh vetë Meta doli dhe tha se kryeministri del nga partia që fiton më shumë deputetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/