Presidenti Nishani, bisedë më një Lord që në mëngjes

Presidenti Nishani, bisedë më një Lord që në mëngjes

69
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Lordin britanik, Alan Watson të Richmond CBE, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri.

Presidenti Nishani vlerësoi kontributin personal të Lordit Watson në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe në promovimin e çështjes dhe të vlerave historike shqiptare në Britaninë e Madhe. Me interes u bisedua edhe për nxitjen bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik e tregtar mes dy vendeve, ku Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Lordit Watson, në nxitjen e përvetësimit të gjuhës angleze nga përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Presidenti Nishani ndau me Lordin Watson gjithashtu disa mendime lidhur me zhvillimet më të fundit në Britaninë e Madhe pas referendumit popullor për daljen nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se marrëdhëniet e partneritetit dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve nuk do të influencohen aspak nga ky vendim.

Lord Alan Watson është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në dhjetor të vitit 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY