Ahmetaj “kërkon ndjesë” për represionin ndaj biznesit, me 1 gusht nisin kontrollet...

Ahmetaj “kërkon ndjesë” për represionin ndaj biznesit, me 1 gusht nisin kontrollet në terren për kasat dhe kuponin

66
0
Shares

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nisi sot një takim median, për të prezantuar fillimin e fushatës sensibilizuese për kuponin tatimor.

Ministri lajmëroi datën një gusht si një afat për ridimensionimin (rregullimin) e kasave. Kontrollet në terren do të vijojnë, tha ai, por ato do të jetë të përqendruara me teper në zonat turistike dhe do të jenë të qeta.

Fushata që synon ndërgjegjësimin e biznesit për të lëshuar kuponat dhe faturat tatimore dhe nxitjen e publikut për t’i kërkuar ato fatura, nisi 9 muaj pas një aksioni që u zhvillua në terren. Tani gati një vit më pas, ministri i Financave ka lajmëruar nuk do të ketë më fushata represive ndaj biznesit por vetëm bashkëpunim.

Ministria tha se, rritja e të ardhurave në gjashtëmujorin e parë të 2016 është në 5.3 për qind më shumë se e vitin e kaluar. “Gjatë kësaj kohe, administrata është fokusuar në të ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet. Tatimet kanë konsoliduar të ardhurat, me zgjerim 8.2 për qind, duke udhëhequr këtë rritje” tha Ministri.

Ai pohoi se qasja e fazës së dytë të luftës antinfomalitet nëpërmjet platformës elektronike për të gjitha llojet e problematikave ka qenë shumë më produktive. Faza e para nga faza e dytë ndryshon thelbësisht, sidomos në komunikimin me tatimpaguesin, tha Ahmetaj i cili premtoi se ky komunikim do të përmirësohet edhe me tej nëpërmjet ligjit të ri të procedurave tatimore, i cili javën që vjen do të miratohet në qeveri dhe brenda shtatorit miratohet në Kuvend. Në bazë të ligjit organik të buxhetit edhe projektbuxheti i 2017 do te miratohet në kuvend në fund të tetorit.

Në periudhën janar-qershor bizneset e reja janë në trend pozitiv. Indikacionet për rritjen ekonomike janë pozitive, referoi Ministri.

Ai pohoi se në edukim të tatimpaguesit kanë funksionuar shumë mirë instrumentet jorepresiv. “Në fushatën edukuese qoftë për kuponin apo në tërësi në themel do të jetë procesi i edukimit dhe kjo ka nisur në një spot të ri” shpjegoi kreu i Financave.

Rritja e të ardhurave në krahasim me gjashtëmujorin e parë , tregon qasjen e re të luftës ndaj infomalitetit.

Biznesi i madh ende ka vështirësi të lëshojë faturat reale ndaj biznesit të vogël dhe kjo është një nga metodat kryesore të shmangies. Kemi shpallur një fushatë të thjeshtimit të procedurave dhe sensibilizim gjithashtu, tha Ahmetaj.

“Armiku më i madh i fushës së fiskut, është vulgariteti, arroganca dhe mungesa e profesionalizimit nga ana jonë”-shtoi ai.

Prej të gjitha masave, gjobat do të jenë mjeti i fundit, premtoi ai. Dhe kjo do të funksionojë më shumë ditë pas ditë. /monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY