Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor, Dojaka: Presim vendimin...

Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor, Dojaka: Presim vendimin e gjykatës

144
0
Shares

Ndryshe nga PAA, Partia Aleanca Popullore nuk do të tërhiqet nga ankimi në Kolegjin Zgjedhor për listat e kandidatëve për deputetët.
Kreu i kësaj partie, Artur Dojaka, tha se një proçes ligjor konsiderohet i tillë vetëm kur vendosin gjykatat.
“ Përkundrazi do të të vazhdojmë pranë Kolegjit Zgjedhor me ankimimin që nuk është asgjë tjetër përveçse ankimim në mbështetje të ligjit dhe shtetit ligjor. Nuk mund të lë pa përshëndetur marrëveshjen e mbrëmshme mes kreut të PS dhe atij të PD, gjë e cila i hap rrugë gjithë proçesit. Por në fund të fundit ne pas 27 viteve tranzicion ne duhet të kuptojmë se proçesi nuk është thjesht marrëveshje e disave në veçanti por është një proçes ligjor. Proçesi ligjor mund të quhet i tillë vetëm në momentin që vendosin gjykatat dhe e tillë është dhe dita e sotmë në Kolegjin Zgjedhor ku ne presim vendimin.”- ka thënë kreu i PAP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY