Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja shtyn vendimin për Ballukun, Rama poston shantazhin tjetër në X

03/12/2025
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese njoftoi se më 12 dhjetor do të zhvillohet shqyrtimi paraprak i kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me çështjen që lidhet me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas GJK-së, zhvendosja e datës nga 5 dhjetori është diktuar nga kompleksiteti i çështjes, volumi i materialeve shoqëruese, agjenda e ngarkuar e Gjykatës, si dhe kërkesa e disa prej anëtarëve të saj për kohë shtesë në analizimin e dokumentacionit.

Këshilli i Ministrave ka kërkuar nga GJK heqjen e menjëhershme të pezullimit të Ballukut, e cila është njohur me masën e sigurisë nga GJKKO, pasi është zyrtarisht e pandehur në një procedim të SPAK-ut. Sipas qeverisë, pezullimi i një ministri pengon funksionimin normal të kabinetit dhe krijon bllokime të rëndësishme institucionale.

Paralelisht, Kryeministri Rama publikoi sot në platformën X një postim ku prezantoi disa shembuj konkretë që, sipas tij, dëshmojnë pasojat e drejtpërdrejta të pezullimit të ministres. Rama shkruan:

“Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik.”

Ai thekson se diskutimet teknike me palën kanadeze për marrëveshjen dypalëshe që mundëson nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike Shqipëri–Kanada kanë përfunduar me sukses, por procedura nuk mund të vijojë për miratim dhe nënshkrim, pasi Kushtetuta i jep ministrit kompetencën ekskluzive për këto hapa. Sipas kryeministrit, kjo sjell rrezikun që fluturimet e planifikuara për qershor 2026 të mos nisin në afatin e parashikuar.

Rama shton se aktualisht janë 36 akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që mbeten të pezulluara për shkak të mungesës së ministrit, mes tyre 18 akte që lidhen me procesin e rindërtimit. Çdo ditë e zgjatjes së pezullimit, sipas tij, rrit numrin e punëve të bllokuara.

Shqyrtimi i 12 dhjetorit pritet të përcaktojë hapat e mëtejshëm të kësaj çështjeje të rëndësishme për funksionimin e qeverisë.

Nuk dihet nëse është lajm i mirë apo i keq kjo se Belinda nuk firmos dot, varet nga cili kënd e shikon. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
Aktorja kosovare nderohet me Oscar

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.