Lulzim Basha: Kryeministri po paralajmëron dështimin e negociatave. E votojmë vettingun menjëherë...

Lulzim Basha: Kryeministri po paralajmëron dështimin e negociatave. E votojmë vettingun menjëherë por…

43
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se kryeministri Rama ka paralajmëruar dështimin e negociatave që priten të mbahen të martën në Tiranë mes opozitës dhe qeverisë me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.

Basha tha se Rama ka deklaruar disa herë rreth cështjeve që priten të marrin zgjidhje gjatë dialogut se nuk do ti marrë parasysh ato. Pra, po paralajmëron dështimin e dialogut.

Në vijim Basha akuzoi qeverinë se ka ulur nivelin e jetesës në Shqipëri dhe si rrjedhim ka ulur edhe numrin ebanorëve në Shqipëri.

“Cmimet jane rritur, fuqia blerese ka rene. Shqiptaret e kane me te veshtire te gjejne vend pune aty ku ekonomia tkurret dite per dite. 3 milion e 140 mije banore ne gjendjen civile kur e mori pushtetin sot jane 2 milion e 700 mije. Kjo qeveri i ka detyruar te largohen duke i vrare shpresen per nje te neserme me te mire”, tha Basha.

Në vijim Basha thkesoi propozimin e tij për zgjedhjen e Presidentit, sipas të cilit duhet të zgjidhet nga populli.

“Taktika e tyre konsiston ne shkurajimin e antareve te kesaj levizje popullore permes kercenimeve dhe genjeshtrave ose te blejne ballin e kesaj levizje popullore qe eshte opozita e bashkuar. Ne funksion te kesaj te dytes kane nxjerre ne “treg” postin e presidentit. E kan nxjerre ne pazar per te joshur politiken qe opozita te braktise fatet e qytetareve. Dje ka marre pergjigjen. Ne nuk pranojme pazar politik ne kurriz te kauzes per zgjedhje te lira e te ndershme. Presidenti ne konceptin e republikes se re i takon popullit dhe do te zgjidhet nga populli me vote direkte”.

24 ore pas ketij propozimi dhe Rama dhe Meta kane heshtur, tha Basha. “Pse? Sepse eshte futur populli ne mes. Populli e prish pazarin e republikes se vjeter. Ja ku del qarte komploti politik ne kurriz te popullit. Ne pazaret e tyre gjithcka per pasurine dhe pushtetin e tij por asgje per qytetaret.

Po oferta per vettingun? Propozoi ta shtynim pas zgjedhjeve. Ne jemi gati ta votojme menjehere pas krijimit te qeverise teknike vettingun dhe 5 ligjet e tjera organike te reformes se 21 korrikut. Por ai nuk e do sepse kjo nxjerr ne pah qellimin e tij dhe mercenareve te xhorxh soros, per ta kapur drejtesine shqiptare dhe per tja dhene peshqesh kryeministrit”, tha kreu i PD.

“Askush nuk ben 1997 per hir te Edi Rames. Nese nuk shkaterrojme aparatin kriminal dhe ti nxjerrim kriminelet nga zyrat e shtetit, asgje ska per te ndryshuar”, deklaroi kreu i opozites, Lulzim Basha. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY