Aksidenti tragjik nga përplasja e trenave; shkon në 27 numri i të...

Aksidenti tragjik nga përplasja e trenave; shkon në 27 numri i të vdekurve

67
0
Shares

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga përplasja e dy trenave në provincën e Barit në Itali gjatë ditës së djeshme, 12 korrik 2016. Shkon në 27 numri i të vdekurve e rreth 50 numri i të plagosurve, 7 prej të cilëve në gjëndje mjaft të rëndë shëndetësore.

Konfirmohet se mes viktimnave gjendet dhe drejtuesi i njërit prej dy trenave të përplasur. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por hetimet e para të Prokurorisë së qytetit të Tranit, flasin gjithnjë e më shumë për një gabim njerëzor në momentin e ndërrimit të binarëve. Nuk ka ende asnjë person nën hetim.

Ndërkohë Prokurori i Tranit ka deklaruar se nuk disponojnë numrin ekzakt të personave që po udhëtonin, pasi nuk ka një listë pasagjerësh nga shërbimi hekurudhor.

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka mbërritur në vendngjarje. Ai u ka shprehur solidaritet banorëve e familjarëve të prekur nga kjo tragjedi si dhe ka deklaruar se “Qeveria nuk do të lërë vetëm në një moment kaq të vështirë rajonin e Pulias.”

Ndërsa Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e ka quajtur këtë aksident “një tragjedi të papranueshme, duke kërkuar zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj”.

100

e47b742e-021c-422c-96fb-4aec1d47b830
unnamed (1)
unnamed
0a331e71-d8b3-46a4-9e46-8015700e0a3c

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY