Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ SPAK zbardh dy akuzat për Ballukun dhe vartësit e saj, skema e manipulimit të tenderave

20/11/2025
Hapen për qarkullim segmentet e reja të Unazës së Madhe të Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar sot vendosjen e masave sigurie ndaj disa të pandehurve, mes tyre zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të hetimit për dy procedura të rëndësishme prokurimi: ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 4.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi i procedimit penal nr.136/2025 ka evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, të kryera gjatë zhvillimit të dy projekteve me vlera të mëdha financiare. Tuneli i Llogarasë, pjesë e aksit Orikum-Himarë të autostradës SH8, kishte një fond limit prej 18.9 miliardë lekësh pa TVSH, ndërsa Loti 4 i Unazës së Jashtme të Tiranës një fond limit prej mbi 2 miliardë lekësh.

SPAK deklaron se për procedurën e tunelit të Llogarasë janë konstatuar veprime të kundërligjshme të të pandehurës Belinda Balluku, e cila – sipas prokurorisë – ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi të gjithë procesin, nga faza përgatitore deri në lidhjen e kontratës. Në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Balluku dyshohet se ka paracaktuar fituesin e tenderit, duke krijuar avantazhe të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues.

Për Unazën e Jashtme, Loti 4, SPAK thotë se Balluku, sërish në bashkëpunim me Evis Berberin, anëtarët e Njësisë së Prokurimit J.Ç., A.K., D.Xh., si dhe me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka ndërhyrë në procedurat publike për të favorizuar tre kompani të bashkuara në ofertë.

Hetimet, sipas Prokurorisë së Posaçme, kanë zbuluar shkelje të ligjit “Për Prokurimin Publik”, rregullave nënligjore përkatëse dhe ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave”.

Masat e vendosura nga Gjykata e Posaçme

Me vendimin nr.118, datë 19 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi:

  • Ndaj Belinda Ballukut: “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga ushtrimi i një detyre publike”, që nënkupton pezullimin nga funksionet e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Balluku akuzohet dhe dyshohet për shkelje të barazisë në tendera të kryera në bashkëpunim, për të dy procedurat hetimore.
  • Ndaj Gentian Gjyli: “Arrest në shtëpi”, për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë në lidhje me procedurën e tunelit të Llogarasë.
  • Ndaj Erald Elezit: “Arrest në shtëpi”, për të njëjtat akuza lidhur me tunelin e Llogarasë dhe si i dyshuar për procedurën e Unazës së Jashtme.

Më 20 nëntor, masat u ekzekutuan nga autoritetet përkatëse.

Një segment i Unazës së Tiranës

SPAK bëri të ditur se hetimi deri tani është mbështetur mbi metoda speciale hetimi, përfshirë grumbullimin e provave digjitale, dhe se procedimi penal mbetet ende në zhvillim.

Në vijim pritet të kryhen veprime të tjera hetimore, ndërsa çështja konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK sa i takon prokurimeve publike me fonde të mëdha. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.