Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zalla në kërkim për arsenalin e armëve në Fushë Krujë, dyshimet për atentatin e Rinasit

14/11/2025
Zalla në kërkim për arsenalin e armëve në Fushë Krujë, dyshimet për atentatin e Rinasit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Një pjesë e armëve të gjetura në banesën e Zallës

Zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, ndërsa shpallet në kërkim 48-vjeçari me precedentë penalë dhe i skeduar për rekrutime në ISIS. Policia ka dyshime për lidhje të tij me atentatin në Rinas për shkak se dyshohet se makina e atentatit doli nga banesa e tij.

Ylli Zalla, 48 vjeç, i cili u shpall në kërkim pasi policia zbuloi në banesën e tij një arsenal të madh armësh, lëndësh plasëse dhe municionesh. Zalla rezulton me precedentë të rëndë penalë, pasi më herët është arrestuar për mbajtje arsenali armësh, prodhim lëndësh plasëse dhe vendosje eksplozivi.

Burimet bëjnë me dije se ai është i skeduar gjithashtu për përfshirje në rekrutimin e shqiptarëve drejt ISIS-it. Po ashtu, Zalla ka qenë i hetuar edhe për kërcënimin me jetë të ish-pronarit të fabrikës së çimentos, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.

DETAJET/ Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Krujës, ka zhvilluar operacionin e koduar “Tracking”, i cili vijon ende në terren, në kuadër të hetimeve për atentatin e datës 11.11.2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zall të Fushë-Krujës, efektivët zbuluan një sasi të konsiderueshme armësh dhe lëndësh të rrezikshme:

  • 3 kallëpe tritol
  • 12 granata dore sulmuese
  • Lëndë plasëse të gatshme për shpërthim, të montuara me kapsolla, fitila dhe celularë
  • 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë
  • 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh
  • 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm
  • 2.25 kg cannabis

Si rezultat, Ylli Zalla, pronari i banesës, u shpall në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Autoritetet po hetojnë gjithashtu lidhjet e mundshme të 48-vjeçarit me atentatin e ndodhur pranë Rinasit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.