Pas sherrit për qiranë e apartamentit, shqiptari vret pronarin italian

Pas sherrit për qiranë e apartamentit, shqiptari vret pronarin italian

45
0
Shares

Policia italiane vuri në pranga një shqiptar, pasi akuzohet se në sherr e sipër ka vrarë një italian, pronarin e banesës në të cilin jetonte. Mediat italiane raportojnë se italiani, 51-vjeçar, i gjet i pajetë në një rrugë të Tivolit.

Pas hetimeve, policia ka arrestuar një shtetas shqiptar, 39-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Italiani ka mbetur pa jetë, pasi është masakruar fillimisht me shkelma e grushte e më pas edhe me thikë, raportojnë mediat

Sipas policisë, shqiptari kishte marrë një dhomë me qira në apartamentin e italianit dhe duket se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje për çështjen e pagesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY