Vladimir Gjuta mbetet në burg, i refuzohet lirimi

Vladimir Gjuta mbetet në burg, i refuzohet lirimi

69
0
Shares

Vladimir Gjuta do të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit në Tiranë refuzoi lirimin nga qelia, ndërsa është i akuzuar për dhunë në familje dhe thyerjen e masës së sigurisë.

Tre gjyqtarët e Apelit, të kryesuar nga Evgjeni Sinoimeri, vendosen të lënë në fuqi vendimin e “arrestit me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, 15 ditë më parë.

Sipas Apelit, nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për ndryshimin e kësaj mase sigurie dhe vepra për të cilat dyshohet se ka konsumuar përbëjnë rrezik për marrjen dhe sigurimin e provave nëse lirohet apo i ndryshohet masa e sigurisë.

Vladimir Gjuta akuzohet se ka thyer masën e sigurisë, duke u larguar nga vendi i qëndrimit, ai i “arrestit shtëpiak” si dhe është denoncuar nga babai për ushtrim dhune. Nga ana tjetër, avokati dhe familja kanë kërkuar që ai të shtrohet në një qendër spitalore për shkak problemeve mendore të shfaqura pas lirimit nga burgu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY