Djali pa duar dhe pa këmbë gjeni në matematikë dhe jo vetëm

Djali pa duar dhe pa këmbë gjeni në matematikë dhe jo vetëm

88
0
Shares

I lindur pa duar dhe pa këmbë, një 11-vjeçar ka pak arsye për të qeshur. Por në vend të kësaj, Tiyo Satrio ka mësuar që ta bëjë veten të lumtur duke luajtur në Playstation dhe ai përdor mjekrën e tij për të pasur kontrollin e lojës.

Lojtari nga West Java e Indonezisë, luan në çdo rast që i jepet dhe dëshmon se është një kundërshtar i denjë përballë shokëve.

Nëna e tij Maimi tha:-“Djali im luan çdo ditë. Madje duke mbajtur një stilolaps në gojë, ai është në gjendje që të shkruajë”.

Ndërkaq, drejtori i shkollës tha se pavarësisht së Tiyo është në klasën e dytë, është i aftë për zgjidhjen e problemeve të matematikës që i përkasin klasës së katërt. Vogëlushi di të bëjë veprime në shumëzim dhe pjesëtim mjaft të sakta.

djali_copy_2

Çifti ka edhe katër fëmijë të tjerë të rritur. Ndërsa Tiyo edhe pse është në gjendje të bëjë vetë disa gjëra për veten, mungesa e tij e lëvizjes do të thotë se prindërit duhet patjetër të kujdesen për nevojat e tij ditore, që nga larja, veshja e deri te të ushqyerit.

Familja shprehet se kanë nevojë për të ardhura për Tiyon, pasi sipas tyre nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti.

Ata shprehen se vetëm shkolla SLB Firdaus ku studion Tiyo është ajo që ka hequr një pjesë të barrës së përditshme. Çdo mëngjes ai dërgohet në shkollën e tij të vogël, ku Tiyo kalon një pjesë të mirë të ditës duke studiuar matematikë dhe mësime fetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY