Grupi i PD: Debate për reformën, negociatat do të vazhdojnë

Grupi i PD: Debate për reformën, negociatat do të vazhdojnë

44
0
Shares

Grupi Parlamentar i PD ka diskutuar rreth propozimeve më të fundit të PD për reformën në drejtësi ndërsa disa deputetë kanë kërkuar sqarime rreth tij.

Kryetari i PD-së, Basha tha se ajo cfarë është thënë sot në media nuk është e vërtetë dhe se negociatat do të vazhdojnë për të arritur një kompromis.

Berisha nga ana e tij ka theksuar se ndërkombëtarët nuk duhet të kenë rol vendimarrës në procesin verifikimit por rol verifikues dhe vëzhgues.

Disa deputetë brenda grupit parlamentar kanë kërkuar shpjegime të mëtejshme lidhur me propozimin e PD, sipas news 24. Deputetja Majlinda Bregu mësohet të ketë thënë se PD ka moskoherencë në qëndrimet e saj duke krijuar kosto. Puna që ka bërë PD deri tani rrezikon të hidhet poshtë, ka thënë ajo. Deputeti Astrit Patozi tha se ka qenë PD që ka kërkuar rol për ndërkombëtarët që në fillim, tani duket sikur kemi ndryshuar qëndrim. Deputeti Genc Ruli pyet se pse ka një ndryshim në qëndrimin e PD pikërisht tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY