Drejtësia, Basha: Propozimi hibrid një hap larg konsensusit, të hapur për marrëveshje

Drejtësia, Basha: Propozimi hibrid një hap larg konsensusit, të hapur për marrëveshje

53
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se informoi sot deputetët demokratë lidhur me propozimin e ri në përgjigje të formulës hibride të SHBA-BE për reformën në drejtësi. Sipas Bashës diskutimi i grupit te PD ka përfunduar me një qëndrim unik, unanim të grupit në mbështetje të propozimit tonë
qëka në thelb rekomandimet e Komisionit të Venecias

“Në këtë propozim inkorporojmë 95% të propozimit hibrid të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. PD-ja jo se nuk ka besim ndaj faktorit ndërkombëtar, pasi e kemi thënë që nuk do të ketë votë pa Komision Ndërkombëtar Monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese. Nëse diçka nuk shkon mirë, ku do e drejtojë gishtin qytetari shqiptar: te kryeministri i Finlandës? Ne duam monitorimin më të fuqishëm, por jo ndërtimin e perdeve”, theksoi Basha.

“Konfirmoj se PD-ja e konsideron propozimin hibrid si një hap drejt marrëveshjes. Konfirmoj vullnetin e PD-së për të arritur një marrëveshje sa më shpejt. Vullneti ynë është që reforma që të votohet pa vonesë, pasi është kthyer në një alibi për Edi Ramën për krimin dhe korrupsionin që është ulur këmbëkryq në aeroporte dhe banka”, shtoi Basha.

Në lidhje me Donald Lu, i cili shprehu zhgënjimin e tij për propozimin e demokratëve, Basha tha: “Ambasadori amerikan ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Unë besoj në një vend proamerikan. Miqtë flasin hapur me njëri-tjetrin, si kur bien dakord dhe po ashtu kur nuk bien dakord“, eshte shprehur Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY