Është identifikuar shoferi vrasës i cili aksidenti për vdekje një grua, e cila u shpëtoi jetën 2 fëmijëve të saj. Sipas policisë dyshohet se është automjeti me targa AA 476 GL mjet i tipit “Mercedes Benz”, ngjyrë gri “C Class” me pronarin me inicialet Dh. O.
Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” me rrugën “Jordan Misja”, kur një makinë tip “Benz” ka aksidentuar 45-vjeçaren me inicialet Dhurata P., 45 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por 45-vjeçarja Dhurata P., nëna e fëmijëve, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak si pasojë e goditjes së marrë nga ky aksident. Fëmijët L. P., dhe S. P., nuk kanë probleme për jetën.
Gruaja po kalonte rrugën bashkë me dy fëmijët e saj, kur u përplas nga makina. 45-vjeçarja ka shtyrë fëmijët për t’i shpëtuar dhe i ka dalë vetë makinës, që i ka kaluar sipër dhe nuk ka qëndruar. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar një automjet që dyshohet të jetë me targa AA 476 GL mjet i tipit “Mercedes Benz”, ngjyrë gri “C Class” me pronarin me inicialet Dh. O. Policia tha se po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/