Deputeti i PD, Luciano Boci ka bërë një përshkrim të mbledhjes së grupit të PD sot ku ndër të tjera është diskutuar edhe për reformën në drejtësi:
“Pasi dola nga mbledhja e grupit parlamentar që zgjati jo pak, ju drejtova portaleve e gazetave online. Për përditësim më shumë.
Ç’të lexoje?!!!!
Aty “mësova” që në atë mbledhje, na ishte “bë nami”!!!???
Kishte pasur sipas tyre debate, kacafytje, akuza, largime prej përplasjeve e shumë bëma të tjera, krejtësisht larg së vërtetës.
Ndërkohë që ishin thjesht diskutime e rrahje mendimesh.
Madje do thoja me sens dhe pse jo të bukura.
Po kurrsesi me tendenca!
U çmerita!!!
Lajme krejtësisht të padrejta për reformën në drejtësi…
E ta mendosh që opinioni ndikohet në një masë të madhe nga këto scoop-e!
Këtu ende vrapojnë të shpikin ngjarjen e rradhës….
Drejtësia e lajmit pak rëndësi ka!!!???
“Drejtësitë” e tjera të na rrojnë deri sa janë lajm!!!!….”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/