Në foto, Arben malaj në festën e PS. Foto e postuar nga Rama
PS ka vendosur ta rehabilitojë pjesërisht ish-ministrin Arben Malaj ndërkohë që kritikat e socialistëve ndaj grupit të Ramës për mbyllje të pushtetit vetëm tek OJQ-të e fondacionit Sorosit nën emrin Rilindja, janë rritur.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka mbledhur firmat e disa deputetëve për të propozuar si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Malajn. Ish-ministri dhe kandidati për kryeministër i PS në vitin 2001 u pa mbrëmë në festën e PS ndërsa vetë Rama postoi në faqen e tij në rrjetet sociale foton e Malajt në oborrin e pasëm të selisë me sfond kishën ortodokse.
Malaj zëvëndëson në këtë detyrë ish-socialisten Ermelinda Meksi që ka dhënë dorëheqjen në shkurt të këtij viti.
Vëmendja ndaj Malajt lidhte më së shumti me faktin se Ben Blushi ka nisur përpjekjet për krijimin e partisë së re. Malaj dhe Blushi bashkëpnuan vite më parë në Parlament për të ndryshuar kursin radikal të Edi Ramës kur ai ishte në opozitë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/