Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” feston dyvjetorin, Lapaj: Sa më shumë na lufton sistemi, aq më shumë do luftojmë

18/10/2025
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” feston dyvjetorin, Lapaj: Sa më shumë na lufton sistemi, aq më shumë do luftojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka shënuar sot dyvjetorin e themelimit me një ceremoni festive ku morën pjesë themelues, anëtarë dhe mbështetës nga Shqipëria dhe diaspora.

Në fjalën e tij, kreu i lëvizjes Adriatik Lapaj kujtoi fillimet e këtij rrugëtimi, që nisi nga një grup prej 25 personash të bindur se ndryshimi në vend është i mundur. Ai pranoi se gjatë këtyre dy viteve nuk kanë munguar gabimet, por theksoi se ato janë dëshmi përpjekjeje dhe jo dështimi.

“Dy vite më parë, nga Mirdita e vlerave nisëm një rrugëtim idealesh. Ishim 25 ëndërrimtarë që i hymë detit në këmbë. Në 18 muaj organizuam dhjetëra takime brenda dhe jashtë vendit. Gabimet tona janë prova se jemi gjallë dhe nuk kemi hequr dorë,” — u shpreh Lapaj.

Në vijim, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen përballë vështirësive dhe të besojnë në fuqinë e ndryshimit.

“Guxoni të mos ndaloni dhe të shkundni këdo që mendon se nuk ka shpresë. Sa më shumë na lufton sistemi, aq më shumë duhet të luftojmë. Nga guximi juaj sot, mund të qeshin fëmijët nesër,” — tha ai.

Lapaj e mbylli fjalën me një mesazh frymëzues, duke theksuar se ndërtimi i një Shqipërie ndryshe kërkon përpjekje, vullnet dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

“Shqipëria mund të ndërtohet ndryshe, përmes përpjekjes, vullnetit dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë,” përfundoi Lapaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.