Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ku janë 1 miliardë euro të humbura? 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj!”

15/10/2025
Rama anuloi vendimin e qeverisë së 2010, që ngarkonte Policinë e Shtetit me mbrojtjen e gjykatave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me akuza të forta ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë, pas seancave dëgjimore në komisionet parlamentare. Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal te drejtuesi i SPAK qe e therret, Altin Troplini, dhe familjen Xhafaj, duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike.

“Altin Troplini u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj. Ku janë 1 miliardë euro të humbura?”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, dëshmitë e përfaqësuesve të institucioneve në komisionet parlamentare treguan “dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e institucioneve nga qeveria”.
“Ju e patë vetë se si mëkatarët, të gjithë të implikuar në afera të ndryshme, qëndronin si mjeranë para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat janë dëshmuar armike të egra të pluralizmit në Shqipëri”, u shpreh ai.

Berisha tha se deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj janë “të varur nga drejtësia e kapur”, duke akuzuar Altin Troplinin se “mbron interesat e tyre”.
“Ulsiu e ka dosjen tek Altin Troplini, dhe jo për një, por për disa çështje. Ndërsa Fatmir Xhafaj ka bllokuar ligjin antimafia”, shtoi ai.

Berisha përmendi gjithashtu disa çështje konkrete ekonomike, ku sipas tij janë zhdukur qindra milionë euro të taksave të qytetarëve:
“Ku janë 630 milionë euro të humbura nga marrëveshja me CEZ-in? Ku janë 200 milionë euro të inceneratorëve, 50 milionë euro nga tuneli i Llogarasë, apo miliona euro nga koncesioni i check up-it?”, pyeti Berisha, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për “mashtrime dhe vjedhje të organizuara me zyrtarët më të lartë të qeverisë”.

Berisha shtoi se “reforma në drejtësi është kthyer në mburojë të korrupsionit qeveritar”, ndërsa kërkoi “lëvizje qytetare dhe politike për t’i dhënë fund sundimit të narkoshtetit”.

Berisha tha se për 1 vit u la pa kryetar BKH.

“Këta e kanë bërë modë këtë, këta rrjepin. Të gjitha gjykatat me nënkryetarë, prokuroritë me nënkryetarë dhe BKH-ja me nënkryetarë.
A vutë re ju ata? Asnjë prej tyre nuk kishte rregullore funksionimi të institucionit. Katastrofë! Fliste ai, që krahasonte vrasjen e gjykatësit me aksidentin e të atit të tij. Nuk ka rregullore. Si mund të funskionosh pa rregullore njëherë.
Po e di pse nuk kanë rregullore, sepse duan të shkelin ligjet. Nuk duan të zbatojnë ligjet. Sepse rregullorja bëhet në përputhje me ligjin, nëse nuk e ke përputh me ligjin, rregullorja shkon në gjykatë Administrative, Kushtetuese, etj. me radhë.
Po si mund të jetë një institucion pa rregullore?
Asnjë shoqatë nuk është pa rregullore.
Imagjinoni, o miq, institucionet e reformës së Xhorxh Sorosit pa rregullore. Pa rregullore do të thotë, në vullnet të ligë të njërit apo tjetrit pa standarde.
Pra, unë them se ishte një ditë, të paktën, transparente për qytetarët shqiptarët shqiptarë. Morën vesh se ç’mall kanë: institucione pa rregullore”, tha Berisha.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.