Braçe: Po prish trendin, nuk shaj Saimirin por gjykatësin për aksidentin tragjik

Braçe: Po prish trendin, nuk shaj Saimirin por gjykatësin për aksidentin tragjik

43
0
Shares

Deputeti Erjon Braçe ka reaguar sot pas aksidentit tragjik që i mori jetën kampiones së qitjes ndërkohë që u përpoq të shpëtonte dy fëmijët e saj nga një shofer barbar.

Postimi:

“Vrasësi me timon është krim i gjykatësve dhe politikanëve që po i mbrojnë! S’kam ndërmend të hesht, as si qytetar dhe as si politikan. Mos bëni sikur nuk kuptoni. Vrasësi i sotëm me timon i një nëne është një i falur nga gjykata!

Unë mund t’i turrem Saimir Tahirit përsëri, meqë ky është trendi në këtë vend, por policia e shtetit e ka bërë detyrën më parë.

E ka ndaluar vrasësin, ka refuzuar të korruptohet prej tij, e ka ndaluar dyfish edhe për këtë, ia ka dorëzuar prokurorisë dhe gjykatës dhe gjykata përmes një njohje të vjetër Martin Dedës, ka ndalur drejtësinë duke e falur dhe hedhur në rruge, sërish me timon në dorë vrasësin!

Ndaj nëse keni zë, ulërini për këta gjykatës që vendosin pro vrasësve. Ulërini edhe ndaj politikanëve që po mbrojnë këta gjykatës!

Sot ishte dita kur tamam këta politikanë kërkuan dhe refuzuan në emër të sovranitetit të gjykatësve banal që të vrasin me “drejtësinë” që bëjnë! Politikanët, edhe unë, kanë një mal me të meta, as që diskutohet kjo.

Por ky i sotmi është krim i gjykatësve dhe politikanëve që i mbrojnë dhe u shërbejnë!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY