VRASJA NË VLORË/Dëshmia në polici e autorit: Pastaj sherri nisi mirë

VRASJA NË VLORË/Dëshmia në polici e autorit: Pastaj sherri nisi mirë

77
0
Shares

Gani Tozaj, 19 vjecarti që u arrestua dje, me akuzën e vrasjes së 33-vjecarit në lokalin me muzikë live në Vlorë ka pranuar krimin para oficerëve në polici.

“Gjithcka nisi si një sherr banal. U zumë fillimisht me fjalë, pastaj nisi sherri mirë. Nuk e mora vesh më pas se cfarë ndodhi dhe pse u nxorën armët”, ka thënë ai gjatë hetimeve, raporton “Panorama”. Ai ka pranuar se ishte bashkepunetor por jo se ka kryer vrasjen. Sipas tij ka qene kusheriri i tij A.K. 37 vjec qe ka qelluar.

Ndërkohë ekspertiza ka konfirmuar se në vend janë gjetur 20 gëzhoja armësh. Burime jozyrtare bëjnë me dije se dyshohet se ka pasur të shtëna edhe nga tavolina tjetër, pra ka pasur një shkëmbim zjarri.

Tozaj strehohej në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “7 pallatet”, shkruan “Panorama”.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

“Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit ‘Fiks Fare’, në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe tre shtetas të tjerë: F.H., 28 vjeç, muzikant, A.L., 26 vjeçe, kliente në lokal dhe A.Ll., 33 vjeç, kamerier”, thuhej në njoftimin e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY