Numri i emigrantëve që kanë hyrë në territorin shqiptarë gjatë periudhës janar – maj 2016 ka arritur një shifër rekord, në 303. Kjo shifër është disa herë më e lartë sa i gjithë numri i emigrantëve të ardhur gjatë 2014-ës (134) dhe 2015-ës (106).
Një raport i CD Institute thuhet se pjesa më e madhe e emigrantëve të huaj të mbërritur në territorin shqiptar janë nga Afganistani (68), pasuar nga Maroku dhe Siria ( 62 dhe 63). Në pjesën më të madhe te rasteve këta emigrantë lëvizin në grupe dhe shumë pak janë individë.
Në Mars të vitit 2016, studimi bën të ditur se u krijua një faqe facebook-u “Transit Albania and Italia” për mes së cilës nxitej përdorimi i Shqipërisë si rrugë transiti për të kaluar më pas drejt vendeve të bashkimit Europian, raporton revista Monitor.
Arsyet e këtyre flukseve të larta emigratore kanë të bëjnë me : luftërat e vazhdueshme dhe konfliktet politike në rajonet si Lindja e Mesme apo Afrika; kriza humanitare në Sirti, Irak, Afganistan, Sudanin Jugor, Afrikën Qendrore, Nigerinë, Ukrainën etj; me qeverisjen e dobët dhe projektet e dështuara të qeverinë në vende si Sudani, Somalia, Siria, Afganistani etj. Një tjetër shkak ka të bëjë edhe me lëvizjet e detyruara për shkak të fatkeqësive natyrore. Si pasojë e të cilave rreth 59.5 milionë njerëz në vitin 2015 u detyruan largoheshin nga vendbanimet e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/