Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Florjan Binaj, kandidati për bashkinë e Tiranës, merr edhe mbështetjen e PD

06/10/2025
Florjan Binaj, kandidati për bashkinë e Tiranës, merr edhe mbështetjen e PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Florjan Binaj do të jetë kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ndërsa këtë të hënë mori dhe pëlqimin e Partisë Demokratike.

Binaj do të përballet në këtë garë me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ndërsa shpalli kandidaturën nëpërmjet një statusi të dielën e javës së kaluar, si i pavarur.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 në një spektakël humori, ku për më shumë se 15 vite ai interpretoi personazhe që u bënë pjesë e kulturës popullore.

Pas largimit nga spektakli i humorit, Binaj nisi një etapë të re si drejtues i emisionit investigativ ‘Piranjat’.
Përveç aktivitetit në media, Binaj është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në nisma të shoqërisë civile, kryesisht në fushën e mjedisit dhe të drejtave qytetare.

Ai ka marrë pjesë në protesta dhe ka mbajtur qëndrime publike. Florian Binaj është 40 vjeç, baba i tre fëmijëve.

Kreu i PD, Dali Berisha deklaroi sot sr do u paraqesë edhe aleatëve kandidaturën e Florjan Binajt duke shpallur mbështetjen e PD për të.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha Berisha.

Berisha tha se edhe aleatët dhe opozitarët të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është e pavarur

“Nuk kam komunikuar sepse janë në mision të vazhdueshëm. Po takohen me ta. Por natyrisht mbledhja u bë, kryesia e vogël e PD-së u mblodh, grupi negociator u mblodh, në unanimitet kishin këtë mendim dhe ndaj unë e gjykova që, s’ka pse ta mbajmë të fshehur, kjo është e vërteta.
Thashë të ua thosha ju.
Shpresoj që aleatët dhe opozitarët e tjerë të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është absolutisht e pavarur dhe përfaqëson qytetarët e këtij vendi, me shumë dinjitet”, tha Berisha.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.