Edhe PS është kundër rolit vendimarrës të monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e vetingut.
Nuk ëhstë një deklaratë në eter por ëhstë e shkruar në dokumentin më të fundit që është lëshuar nga Komsioni i Reformës që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Ky dokument ku pasqyrohen të gjitha ndryshimet që priten të bëhen në Kushtetutë shkruan qartësisht se roli i monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e vettingut nuk kapërcen atë të vëzhguesit.
Sic shihet në faksimilen më lartë vëzhguesve i janë caktuar 4 detyra apo funksione:
-jep rekomandime për avokatin e popullit
-paraqet gjetje, mendime ose prova ne komisionin e Apelimit, kërkon rishikimi nga komisioni
-u jep komisionerëve rekomandime me shkrim
-kanë të drejtë të marrin të gjitha informacionet
Këto informacione janë në faqen 92 të broshurës e cila u shpërnda në Kuvend të enjten e shkuar.
Sic shihet më lart edhe komisioni i Xhafajt nuk u njeh vëzhguesve ndërkombëtarë rol ekzekutiv.
Ajo që kërkoi PD me propozimin që paraqiti në komision dy ditë më parë ishte pikërisht ruajtja e atij standardi tashmë të kthyer në projekt dokument nga mazhoranca dhe që ishte cenuar nga propozimi hibrid SHBA-BE.
Fjalimi i djeshëm i Ramës përballë këtij dokumenti ngjan të jetë propogandë pasi qëndrimi i tij nuk ka asnjë dallim në këtë rast me qëndrimin e opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/