Presidenti Nishani uron Presidentin Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës

Presidenti Nishani uron Presidentin Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës

59
0
Shares
Presidenti i Republikës,  Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Franceze, .François Hollande në të cilin shkruhet:
 
“I nderuar Zoti President,
 
Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell për Ju dhe të gjithë qytetarët francezë, urimet më të ngrohta e të përzemërta.
 
Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë të shënuar për vendin tuaj, të shprehmirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për mbështetjen që Franca i ka dhënë ndër dekada. Konstatoj me shumë kënaqësi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, janë zgjeruar më tej dhe kanë marrë dimensione të reja në kuadrin e proceseve integruese euroatlantike.
 
Mesazhet tuaja gjatë Konferencës së Parisit, për vijimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, na inkurajojnë më shumë për vijimin me vendosmëri e përkushtim në rrugën e reformave të thella, pasi Shqipëria e konsideron integrimin në Bashkimin Evropian si alternativën e vetme dhe objektivin e saj më madhor.
 
Me urimet më të mira për Ju dhe vendin tuaj, ju lutem pranoni Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY