Një 21-vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje me makinë një grua dhe një fëmijë në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Brescia.
Sipas mediave italiane, nga përplasja humbën jetën gruaja 37-vjeçare dhe fëmija 10 vjeç, ndërsa shqiptari që drejtonte mjetin u arrestua. Nga të dhënat hetimore, mësohet se 21-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.Sipas mediave italiane, në aksidentin që ndodhi të mërkurën vonë në Sirmione, në provincën e Brescia, kanë humbur jetën dy persona, një grua 37 vjeçare, e quajtur Annamaria Zippone dhe një fëmijë i mitur e moshës dhjetë vjeçare, quajtur Gaia Botticchio. Gruaja, nga Puglia, dhe fëmija vdiq në makinën tjetër të aksidentuar. Ajo ishte në automjet e shoqëruar edhe nga një grua tjetër (që është nëna e fëmijës së vdekur).Në makinë ishin edhe dy fëmijë të tjerë (bijtë e viktimës), të gjithë banorë të Sirmione. Të mbijetuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Fëmijët e viktimës Annamaria, të moshës 10 dhe 7 vjeç, janë shtruar në spital.Shqiptari që shkaktoi aksidentin po udhëtonte nga Brescia për në Verona.Sipas hetimeve të para, makina Seat Antea, drejtuar nga shqiptari 21-vjeçar, përplas dhunshëm me Fiat Punto ku udhëtonin 5 persona.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/