Dhunoi fëmijën 3 vjeçar, Anjeza Shabani mbetet në burg: Jam penduar!

Dhunoi fëmijën 3 vjeçar, Anjeza Shabani mbetet në burg: Jam penduar!

69
0
Shares

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Anjeza Shabanin. Administratorja e kopshtit “Diren”, kërkoi në 5 korrik lirinë në këtë gjykatë. Ajo kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Shabani akuzohet për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre. Rasti i saj u denoncua në emisionin investigativ “Stop”, për shkak të dhunimit që ajo i bënte një fëmije 3 vjeç.

“Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest, e di, po ta shihni videon jam penduar që në atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”
, ka thënë Shabani gjatë seancës.

Përveç videos të transmetuar në Tv Klan, 32 – vjeçares i janë bërë edhe dy kallëzime të reja nga prindër të tjerë, të cilët dërgonin në kopshtin “Diren” fëmijët. Sipas këtyre kallëzimeve, edhe fëmijët e tyre kanë qenë pre e dhunës së ushtruar nga administratorja, Anjeza Shabani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY