Plas sherri mes Mesila Dodës dhe Ben Blushit në Kuvend

Plas sherri mes Mesila Dodës dhe Ben Blushit në Kuvend

62
0
Shares

Një debat i fortë ka plasur në Kuvend midis deputetes Mesila Doda dhe deputetit socialist Ben Blushi. Ky debat lidhet me amdendamentin për ndyshmie në Kushtetutë ku Ben Blushi sëbashku me 9 deputet të tjerë dorzoi në Kuvend për zgjedhjen e presidentit nga populli. Debati zbriti sot në Kuvend me akuza e kundërakuza direkte.

Debati

Ben Blushi: Doli dikush këtu dhe u qa, shkuli flokët, na vodhët presidentin tha, është një parti që dje ishte qimja e PD­së, sot është bërë fshesa e Rilindjes. Nuk kam parë fjalor më vuglar, nga sa u tha, na vodhët, hajdutë, zullmqtarë, hileqarë, dinakë, pikërisht kjo partia që pretendon se i kemi marrë ne ndonjë gjë nuk ka amendament, ne e kemi konkret amendamentin. Ata dolën e thanë se kemi opinion.

Mesila Doda: The që kam qarë e kam shkulur flokët, me kë ke mësuar të flasësh kështu me një grua, thashë vetëm që është ide e depozituar dhe duhet të bashkonim zërat për të përmirësuar, për të shkuar në komisionin e reformës, jo të merrej neni, por edhe të referendumit. The parti cingue të të vijë turp që flet kështu, ka qenë me PD apo jo, këto janë veprime të një force politike, kujdes kur flet për një forcë politike, nëse ke problem se jemi një hap para dhe ke 6 muaj për ato që kemi sjellë ne, nuk është problemi im.

Ben Blushi: Para ca vjetësh dikush që është në këtë sallë u pushua nga puna për një gafë për të cilën nuk e akuzoj. Ishte një gafë artistike. Punonte për Rilindjen atëherë. Doli në konferencë për shtyp dhe tha: erdhi në Tiranë Massimo Ranieri. E mban mend Pandi? Në fakt ai e kishte emrin Umberto Ranieri. Masimo ishte këngëtar, Umberto ishte sekretar. Të karahasosh opionin e këtyre me amendamentin kushtetues të Presidentit nga populli që kemi bërë ne, është njësoj si të krahasosh Umberton me Masimon.

Mesila Doda: Meqenëse ishte halli i Umbertos dhe i Masimos po flet për një gjë që ka 17 vjet që ka ndodhur, e cila nuk ishte e imja në fakt, por ishte një gabim departamenti. Megjithatë unë e marr përsipër. Po me atë rast duhet të marrësh përsipër që ti vodhe protokollin e mbledhjes që Sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt konsumoi me kryeministrin e asaj kohe Meta. Edhe atë kohë tentove të thuash që e ka marrë Mesila protokollin. Madje kështu doli edhe në media. Historia e vjedhjes është një histori shumë e gjatë ta kam thënë edhe herë tjetër, që gjërat që kanë një autor duhet të mbeten me një autor. Je shumë i ri që të flasësh e të mos japësh autorësinë dickaje që e sjell në politikë, nëse e ke me librat, protokollet që ke vjedhur, duhet thjesht të mbash përgjegjësinë se e ardhmja është shumë e madhe, vulgaritetit nuk i përgjigjem me vulgaritet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY